Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FOLGORE - PRISHTINA

Prishtina në finale të raundit preliminar të Champions League

Prishtina në finale të raundit preliminar të Champions League


22 June, 2021 @21:55

Kampionja e Superligës së Kosovës, Prishtina, duke e mposhtur skuadrën Folgore me rezultat 0-2, u kualifikua në finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Në fitoren historike të Prishtinës, u kujdesën Endrit Krasniqi dhe transferimi më i ri i skuadrës, Mendurim Hoti.

Endrit Krasniqi e kaloi ekipin e tij në epërsi, pas një asistimi të Besnik Krasniqit në minutën e 51’, derisa Mendurim Hoti e vulosi rezultatin në minutën e parë të shtesës.

Tani Prishtina do të përballet me Inter Escaldes, që e mposhti Torshavnin me rezultat 1-0.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League