Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO 2020

Historiku mbi evropianin, shtetet që e fituan atë

Historiku mbi evropianin, shtetet që e fituan atë


16 June, 2021 @13:25

Aktualisht është duke u mbajtur turneu i Kampionatit Evropian të Futbollit (“UEFA EURO 2020”), ku janë duke garuar shtetet evropiane, të cilat momentalisht janë në fazën fillestare, pra atë të grupeve.

Megjithëse turneu, që do të mbahej në 11 qytete, në 11 vende të UEFA-s, ishte planifikuar fillimisht mes datave 12 qershor e 12 korrik 2020, për shkak të pandemisë COVID-19 në Evropë u riplanifikua të luhet mes datave 11 qershor dhe 11 korrik 2021.

Duke iu referuar historisë së Kampionatit Evropian të Futbollit,  dihet se kjo garë e futbollit daton që nga viti 1960 dhe është mbajtur çdo katër vjet që nga viti 1960, me përjashtim të vitit 2020, për arsye tashmë të ditura.

I planifikuar të ishte në vitin e barabartë midis turneve të Kupës së Botës, fillimisht u quajt Kupa e Kombeve Evropiane, duke ndryshuar në emrin aktual në 1968. Duke filluar me turneun 1996, kampionatet specifike shpesh përmenden në formën “UEFA Euro”, e ky format që atëherë është aplikuar në mënyrë retroaktive në turnetë e mëparshëm.

Kampion në fuqi i Evropës konsiderohet të jetë kampion aktual, pasi që ende nuk ka përfunduar turneu. Bëhet fjalë për përfaqësuesen e Portugalisë, e cila kishte mposhtur në vitin 2016 (turneu i fundit i këtij kompeticioni), përfaqësuesen e Francës me rezultat minimal (1-0), fitore e cila përfaqësueses së Portuglisë i kishte dhënë ‘epitetin’ “Kampion i Evropës”.

Në të njëjtën gjendje me përfaqësuesen e Portugalisë, me një titull, qëndron dhe ajo e Bashkimit Sovjetik, e cila kishte fituar trofeun apo ishte kampion i këtij kompeticioni, në turneun e parë të organizuar, në vitin 1960, por që dallimi këtu qëndron tek konteksti kohor në të cilin gjendemi,  pasi që Bashkimi Sovjetik ishte përfaqësuesja e parë që fitoi trofeun e parë të Kampionatit Evropian të Futbollit, ndërsa Portugalia këtë e kishte bërë në turneun e organizuar së fundmi (2016).

Në bazë të dhënave apo statistikave sa iu përket shteteve fituese të Kampionatit Evropian të Futbollit (UEFA EURO), përfaqësuesja e Gjermanisë qëndron në këtë mes më e suksesshmja, pasi që kanë 3 trofe të fituar në këtë garë: në vitet 1972, 1980 si dhe në vitin 1996. Njësoj qëndron edhe shteti i Spanjes me trofe të fituar: 3 në vitet 1964, 2008 dhe në vitin 2012. Gjermania e Spanja kanë pas Francën, e cila ka dy trofe, të fituar më 1984 dhe vitin 2000.

Përveç Portugalisë dhe Bashkimit Sovjetik, nga një herë këtë trofe e kanë fituar edhe 5 kombëtare tjera. Bëhet fjalë për Italinë më 1968, Çekosllovakinë më 1976, Holandën më 1988, Danimarkën më 1992 dhe Greqinë më 2004.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani