CRYSTAL PALACE

Foto: cpfc.co.uk
Hodgson rikthehet në Premier Ligë
21 March, 2023 @11:15
Ish-trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Roy Hodgson, është rikthyer në postin e kryetrajnerit të Crystal Palace-it, katër ditë pasi që ekipi ndau rrugët me francezin Patrick Vieira.
Vieira kishte zëvendësuar Hodgsonin në korrik të vitit 2021, ndërsa u shkarkua nga detyra të premten që e lamë pas, pasi që kalonte seri pa fitore qe 12 ndeshje në të gjitha garat.
Hodgson 75-vjeçar drejtoi ëatfordin nga janari në maj të vitit 2022, duke u ndarë me ekipin në fjalë pasi këta ranë në Championship.
“Privilegj është kur kërkohet rikhimi yt në klub. Objektivi ynë i vetëm është të fillojmë të fitojmë ndedshjet dhe të marrim pikët e nevojshme për të mbetur në Premier Ligë,” ka thënë veterani i këtij zanati në Angli, Hodgson, pasi që u emërua në këtë detyrë.
Crystal Palace është në pozitën e dymbëdhjetë në renditjen tabelare të Premier Ligës, por ka vetëm 4 pikë më shumë sesa pozita e fundit, e njëzetë, Southampton.