TOP SHËNUESIT
Hoti, i treti te shënuesit
4 May, 2016 @18:44
Mendurim Hoti, sulmues i Ferronikelit, ka arritur sot në pozitën e tretë të listës së golashënuesve të Superligës.
Ai ka shënuar golin e parë në rikthimin e Ferronikelit në ndeshje ndaj Besës sot, ndërsa ekipi i tij ka fituar 3-1 ndaj pejanëve, që stinorin e kaluar luftuan deri në xhiron e fundit për titullin kampion, por nuk e arritën.
Para Hotit, që ka 9 gola të shënuara aktualisht 4 xhiro pa përfunduar stinori, janë dyshja Blerand Kurtishaj që ka 12 dhe Kastriot Rexha që ka 13 gola të shënuara deri tani.