VJOSA 1-3 FUSHË KOSOVA

Humbja e parë e Vjosës në shtëpi, Fushë Kosova fiton dy herë radhazi
2 October, 2022 @19:07
Vjosa ka regjistruar humbjen e parë sezonale në shtëpi dhe të dytën në total këtë stinor, pasi që u mposht sot nga Fushë Kosova në Shtimje, me rezultat: Vjosa 1-3 Fushë Kosova [Jehon Stublla 29 - Rilind Haziraj 12, 74 Dorent Hajdari 65].
Pas pjesës së parë të përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1, ekipi mysafir u tregua edhe dy herë i saktë karshi vendasve, për të marrë tripikëshin e radhës në ndeshje dhe për të festuar fitoren e dytë radhazi në kampionat.
Me këtë fitore Fushë Kosova e drejtuar nga trajneri Fisnik Gashi ka arritur të kapë pozitën e dytë në renditje të Ligës së Parë Grupi B, derisa Vjosa aktualisht bie në pozitën e katërt.