Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21 0-1 AUSTRIA U21

Humbja e pestë rresht

Humbja e pestë rresht


9 October, 2020 @21:04

Përfaqësuesja shpresa e Kosovës është eliminuar edhe teorikisht nga garat për kualifikim në EURO 2021.

Kosova U21 është mposhtur sonte nga Austria U21 0-1 [Grull 86] duke pësuar gol nga zëvendësuesi Marco Grull 4 minuta para fundit të ndeshjes, për të humbur të gjitha gjasat.

Djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi kështu kanë pësuar për herë të pestë rresht në grup, ndërsa patën raste për të fituar ndeshjen dhe një gol të anuluar për shkak të ofsajdit.

Dueli i radhës për Kosovën U21 në Grupin 3 kualifikues ndaj Shqipërisë U21 do të jetë sa për prestigj dhe për përgatitjen e lojtarëve për duelet tjera.

kosova


 
Të gjitha lajmet nga