BUNDESLIGA

REUTERS/Michaela Rehle
Humbja përjetohet rëndë
29 October, 2012 @11:47
Philip Lahm, kapiten i Bayern Munchenit, ka qenë tejet i brengosur pas ndeshjes me Bayerin e Leverkusenit. Borozani.com
Bayern ka regjistruar humbjen e parë në kampionat këtë stinor dhe atë pikërisht ndaj Leverkusenit.
Sipas Lahmit, humbja e Bayernit ka qenë më se e merituar.
“Leverkuseni ka merituar fitoren, sepse kanë shënuar dy herë. Ne e pranuam një gol qesharak, pastaj luftuam deri në fund për të nxjerrë ndeshjen, dhamë gol, por edhe një gol i budallaftë na preu,” ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit sot.
Bayern është ende në vendin e parë të tabelës, por tani me vetëm katër pikë më shumë se Schalke që është duke e kaluar stinorin më të mirë në dekadën e fundit në Bundesligë.