Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA CONFERENCE LEAGUE

Humbje në Norvegji, Prishtina eliminohet

Humbje në Norvegji, Prishtina eliminohet


12 August, 2021 @19:49

Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Kosovë, skuadra e Prishtinës u mposht në ndeshjen kthyese ndaj skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt dhe kështu u eliminua nga faza kualifikuese drejt UEFA Conference League.

Takimi i sontëm në Norvegji përfundoi me rezultat 2-0 për kampionin në fuqi të Norvegjisë, rezultat i cili e çon atë në fazën tjetër kualifikuese, ndërkohë që Prishtina duhet të pajtohet me eliminim.

Golashënues i dyfishtë për skuadrën Bodo/Glmit sonte ishte futbollisti Botheim, i cili e gjeti rrjetën në minutat 18’ e 78’, ndërsa gjatë pjesës së parë vendasit e shpërdoruan një penallti përmes futbollistit Berg.

Pas eliminimit nga garat evropiane, ku sivjet Prishtina pati një ecuri mjaft të mirë, skuadra kryeqytetase në vazhdim fokusin do ta ketë në sezonin e ri të Superligës, i cili fillon shumë shpejt.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League