Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI'74 MERR FITOREN NË FUND

Hyseni sjell fitoren e liderit

Hyseni sjell fitoren e liderit


19 February, 2023 @21:30

Feronikeli’74 ka mbajtur kreun e renditjes tabelare në Ligë të Parë Grupi A, duke shënuar fitore falë golit të vonshëm të Muhamet Hysenit, që ka shuar shpresat e vendasve të drejtuar nga Genc Tamniku.

A&N 1-2 Feronikeli’74 [Qëndrim Gashi 75pen. - Donat Sheqerolli 39, Muhamet Hyseni 85].

Ekipi i Granit Begollit ka fituar në fund, ndërsa tash kanë 31 pikë në krye të renditjes pas 15 ndeshjeve, 4 më shumë sesa ndjekësja e parë, Liria. A&N në anën tjetër është e teta me 16 pikë.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë