SULMUESI
Hyseni te Hajvalia
1 September, 2015 @0:14
Berat Hyseni, njëri ndër lojtarët më në emër të Superligës në vitet e fundit, që u bë i njohur me golat e tij te Prishtina, te Trepça’89, Trepça, Ferizaji e Drenica, është anëtar më i ri i Hajvalisë.
Hyseni ka pranuar në fund të afatit kalimtar të jetë pjesë e ekipit kuqebardhë nga paralagjja e Prishtinës dhe të punojë nën urdhërat e trajnerit të ri të skuadrës, të rikthyerit, Ismet Munishi.