Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

I katërti shqiptar te Baseli

Foto: FC Basel

I katërti shqiptar te Baseli


15 June, 2019 @11:42

Kemal Ademi që nga sot është zyrtarisht lojtar i Baselit!

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, që momentalisht ka nënshtetësi gjermane dhe zvicrane, sot ka kaluar zyrtarisht te skuadra e Baselit.

Ademi, 23 vjeçar, kaloi një sezon të suksesshëm me Xamaxin në Zvicër, duke shënuar 8 gola në 26 ndeshje, ndërkohë kjo tërhoqi vëmendjen e Baselit, skuadër kjo që e transferoi në radhët e veta.

Ademi ende nuk ka zhvilluar ende asnjë paraqitje zyrtare me ndonjë përfaqësuese, me ç‘rast rruga e tij për të luajtur për Kosovën apo Shqipërinë është e hapur, gjithmonë nëse ka interesim nga ana jonë.

Kujtojmë që te Baseli Ademi do t’i bashkangjitet Edon Zhegrovës, Albian Ajetit e Taulant Xhakës


 
Të gjitha lajmet nga International