BERISHA PAS NDESHJES
I lumtur me fitoren, por lufta vazhdon
1 May, 2016 @19:01
Në një ndeshje që po e kryesonte 3-0, Prishtina ‘u dridh’ në minutat e funit. Megjithatë, skuadra nga kryeqyteti arriti të largohet nga fusha me 3 pikë të fituara. Pas ndeshjes kryetrajneri Fadil Berisha u shpreh:
“Unë do t’i përgëzoja lojtarët për angazhimin maksimal sot, ku edhe shënuam tre gola. Por, pas 3:0, lojtarët e mi u lëshuan pak në vetëkënaqësi dhe kështu pësuam dy gola me gabimet tona. Lufta do të jetë deri në fund të kampionatit dhe ne do të shkojmë në çdo lojë për fitore. Asgjë nuk ka përfunduar.”
Ndeshjen e radhës Prishtina e luan në Drenicë, ndeshje e cila mund të jetë vendimtare për shpëtimin e skuadrës kryeqytetase këtë sezon.