NË KRYEQYTET
Nga fitorja e sigurt, në dramatike
1 May, 2016 @17:08
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Dritës 3-2 sot. Mirëpo, rrjedha e ndeshjes ishte tejet dramatike, pasi që Prishtina 15 minuta para fundit të ndeshjes kishte epërsi 3-0, kur u ndez Drita.
Së pari Shqiprim Kelmendi uli epërsinë e vendasve, ndërsa më pas Florim Berisha bëri krejt ndeshjen interesante kur minimizoi epërsinë në 3-2.
Sidoqoftë, Prishtina menaxhoi disi lojën deri në fund dhe përkundër minutave shtesë e fitoi atë.
Në ndeshjen e radhës Prishtina shkon në Drenicë, ndërsa Drita pret Vushtrrinë.