PAS AGRESIONIT RUS NË UKRAINËS

I pamundësohet shitja! MB ia ngrin asetet
10 March, 2022 @11:35
Shpresa e oligarkut rus, Roman Abramovich, për të shitur Chelsean pas sanksioneve të vendosura për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës, është shuar.
Kjo, pasi që me vendimin e fundit të qeverisë së Britanisë së Madhe, asetet e Roman Abramovichit janë ngrirë për shkak të afërsisë së tij me kryetarin e shtetit rus, Vladimir Putin, siç thuhet aty ndër të tjera “i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës, minimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”.
Masat e ndërmarra do të thonë që Abramovich nuk do të mund të shesë Chelsean e as të investojë në klub.
Chelsea, që u ble nga Abramovich në vitin 2003 tash nuk e ka fort të qartë të ardhmen. Kampioni aktual i Evropës ka marrë një licensë speciale për të vazhduar punën, por kanë edhe ndalesa që do t’i shkaktojnë pengesa të mëdha atyre.
“Ata nuk do të mund të shesin bileta, nuk do të mund të nënshkruajnë me lojtarë të ri, nuk do të mund t’i vazhdojnë kontratat me lojtarët aktualë... Personat që kanë bileta sezonale do të mund të paraqiten në Stamford Bridge për t’i shikuar ndeshjet dhe shërbimet ushqimore brenda stadiumit për momentin janë të lejuara,” — ka bërë të ditur njoftimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.