Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBLIDHEN BARDHEZINJTË

I pret pranvera e vështirë

BOROZANI/D.S.

I pret pranvera e vështirë


11 January, 2016 @20:44

Liria e Prizrenit ka nisur sot përgatitjet për stinorin pranveror të Superligës. 

Me tu rikthyer nga Liga e Parë, për Lirinë primare është ruajtja e statusit të ekipit elit në Superligë, ndërsa këtë u ka bërë me dije lojtarëve edhe trajneri Erdogan Celina që ka thënë se ekipin e pret një pranverë e vështirë. 

“Na pret punë e vështirë, duke ditur që pranvera është më e vështirë si fazë në Superligë,” ka thënë Celina shkruan faqja zyrtare e Lirisë. 

“Sidoqoftë, me përkrahjen e madhe që kemi nga Bordi i klubit, pastaj me punë profesionale dhe cilësinë që kemi, besojmë që Liria do t’ia dalë,” ka shtuar trajneri duke kërkuar përkushtim dhe disciplinë nga lojtarët e tij. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Liria ka përfunduar stinorin vjeshtor në zonën e Play-Outit të Superligës dhe kërkon që të dalë nga aty. 

Në ftesën e Celinës, të gjithë lojtarët kanë qenë prezent në stërvitjen e parë të ekipit, ndërsa përkrahje u ka dhënë edhe anëtëari i Bordit dhe ish lojtari kampion i kësaj skuadre, Erxhan Dana.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga