HOLANDË
I teti i Rashicës!
16 April, 2016 @20:49
Pikërisht sot, pak orë para ndeshjes, u publikua artikulli i UEFA-së për ‘wonderkid’-in e javës dhe i zgjedhuri për këtë javë ishte Milot Rashica. Dhe po ashtu sot, Milot Rashica shënoi golin e vetëm për skuadrën e Vitesses, në barazimin 1-1 ndaj skuadrës së Heracles.
Ky ishte goli i tetë në 28 ndeshje për Rashicën në sezonin debutues në Holandë, ndërsa se a do të ftohet nga De Biasi për në Europianin e Francës, nuk dihet ende.