STAMFORD BRIDGE
Super Aguero, City deklason Chelsean
16 April, 2016 @20:22
Pa kurrfarë problemi, Manchester City ka arritur ta mposhtë Chelsean e dorëzuar që nga fillimi në ndeshjen e zhvilluar sot në Stamford Bridge. Skuadra e Manuel Pellegrinit nuk lejoi që t’i rrezikohet vendi i katërt nga rivali i qytetit dhe me hat-trickun e Sergio Agueros arriti që të largohej nga Londra me 3 pikë.
Kur rezultati ishte 0-2, gjërat u lehtësuan edhe më tepër për Cityn, pasi që me karton të kuq u largua portieri belg i Chelseat, Thibaut Courtois, për shkak të penalltisë që e shkaktoi ndaj Fernandinhos. Kjo penallti u konkretizua me sukses nga Sergio Aguero, i cili kompletoi hat-trickun e tij personal dhe njëkohësisht e arriti golin e 21 sezonal në Premier League., duke iu afruar edhe më tepër anglezit Harry Kane, i cili momentalisht ka 22 gola.
Me këtë fitore, City e kalon Arsenalin, ndërsa Chelsea duhet të fillojë të mendojë për sezonin e ardhshëm me Antonio Conten.
0-1 Sergio Aguero SUPER chelsea 0-1 Man City by Baye-o