KROACIA
I vazhdohet kontrata e trajnerit nënkampion të Botës
23 July, 2020 @19:29
Federata e futbollit të Kroacisë, ia ka vazhduar kontratën e trajnerit Zlatko Dalic.
Kontra e trajnerit Dalic është zgjatur deri në vitin 2022, derisa kryetari i Federatës Davor Suker, ka thënë se janë të kënaqur me vazhdimin e kontratës me trajnerin.
Kroacia në Kupën Botërore 2018 ka arritur finalen, por është mposhtur me rezultat 4-2 kundër Francës.