SERIE A
Ibrahimoviç drejt fundit së karrierës
18 June, 2021 @17:00
Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, është në fund të karrierës së tij. Kjo pasiqë sulmuesi suedez pësoi një lëndim tek skuadra e AC Milan, në ndeshjen AC Milan-Juventus.
Sulmuesi suedez, në sezonin që e lamë pas bëri një paraqitje fantastike tek AC Milan, ani pse lëndimet ishin pengesa kryesore për të vazhduar që të ndihmoj skuadrën që të fitojnë titullin në Serie A.
Sulmuesi suedez, gati 40 vjeçar, e humbi edhe mundësinë e fundit për të qenë pjesë e një kompeticioni shumë të rëndësishëm të futbollit siç është “UEFA EURO”, Kjo pas një lëndimi serioz që lojtari ka pësuar në gju. Por, problemi qëndron se sipas mjekut të Zlatan, që e kishte operuar në gju këtë të fundit, ai do të duhet ta përfundoj karrierën e tij më shpejt sesa që ai dëshiron, pasi që lëndimet nuk do t’i ndalen.
Shumë media italiane raporojnë se Pioli(menaxheri i AC Milan) është në kërkim të një sulmuesi që ta zëvendësoj atë.