LAZIO

Igli Tare flet për gjendjen aktuale të Muriqit
14 April, 2021 @13:01
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për gjendjen aktuale të Vedat Muriqit në Lazio.
Tare ka thënë se Muriqi ka kaluar kohë të vështira dhe pas adaptimit do të jetë shumë i dobishëm për futbollin italian.
“Është viti i parë i tij te Lazio, ai u lëndua dy herë dhe gjithashtu u infektua me Covid, që ndikoi edhe në adaptimin e tij.
“Të gjithë në skuadër po e respektojnë Muriqin në skuadër, ne po shpresojmë se ai do të tregojë më të mirën e tij sepse është një lojtar që do të jetë i dobishëm për futbollin italian dhe do ta përfaqësojë Kosovën”.
Vedati ka kontratë deri më vitin 2025. Ai në 26 paraqitje me Lazion në të gjitha garat ka të shënuar 2 gola dhe 1 asistim.