ILIR MUSTAFA
Ilir Mustafa largohet nga Ankara Keçiorengucu
18 May, 2021 @23:23
Mesfushori prizrenas, Ilir Mustafa, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës turke nga kategoria e dytë, Ankara Keçiorengucu.
Largimin e tij e ka konfirmuar vet lojtari në orët e mbrëmjes, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Mirëmbrëma, e bëj këtë shkresë për të ju njoftuar të gjithëve nga sot se kam mbaruar aventurën në Ankara Keçiörengücü. E falënderoj klubin për korrektësinë dhe për gjithçka. I uroj shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar mesfushori 24-vjeçar.
Mustafa te kjo skuadër ishte transferuar në shtator të vitit të kaluar nga Liria e Prizrenit.
Ai gjatë këtij stinori ka pasur 18 paraqitje në Ligën e Parë dhe 2 paraqitje në Kupën e Turqisë.
Skuadra Ankara Keçiorengucu kampionatin e sivjetëm e mbylli në pozitën e shtatë në tabelë.