TRANSFER SHOW
“Import me shumicë” te Malisheva, nënshkruajnë 7 futbollistë menjëherë!
21 January, 2021 @22:55
Skuadra e Malishevës e ka të qartë synimin e saj kryesor, inkuadrimin në Superligë. Kjo është dëshmuar sot edhe me transferimet “me shumicë”, pasi nënshkruan 7 futbollistë menjëherë, të cilët kanë përvojë edhe në Superligë.
Arbios Thaçi (mesfushor), Viktor Kuka (mbrojtës), Armend Abazi (sulmues), Ardian Hoti (mbrojtës), Bleon Sekiraqa (sulmues), Endrit Asllanaj (mesfushor) dhe Flamur Gashi (portier), janë futbollistët që në stinorin pranveror do ta veshin fanellën e Malishevës.
Dy të fundit, Asllanaj dhe Gashi, do të luajnë në formë të huazimit.