BILBAO

Foto:Google
Iñigo Lekue pozitiv me Covid-19
5 May, 2021 @15:25
Athletic Bilabo njoftoi se Iñigo Lekue ka rezultuar pozitiv me koronavirus, në testet e bëra të lojtarëve të ekipit të parë. Pjesa tjetër e rezultateve kanë qenë negative.
Lojtari, sipas klubit të Bilbao, ”është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është në përputhje me protokollin e izolimit sanitar në shtëpi”.
Ky është një tjetër pengesë për Marcelino, i cili ka dy anësorë, njëri i djathtë, tjetri i majtë të lënduar (Capa dhe Yuri) dhe Lekue mund të luajë në secilin prej dy pozitave.