INTER ELIMINON MILANIN

Inter vulos biletën për Stamboll, pas 13 vitesh në finale të Ligës së Kampionëve!
16 May, 2023 @22:55
Lautaro Martinez pas përshëndetjes me stafin e ekipit dhe ish-fituesin e Ligës së Kampionëve, Diego Milito, u nis drejt tifozëve, ndërsa Romelu Lukaku u ulë në fushë për t’iu falenderuar atij lartë. Inter finalist i Ligës së Kampionëve, ndërsa tash ekipi i fuqishëm i Simone Inzaghit do të mendojë për 10 qershorin në “Ataturk” të Stambollit.
Milan nuk ka arritur të shënojë gol as në ndeshjen e kthimit ndaj Interit dhe pas humbjes në ndeshjen e parë 0-2, sonte është mposhtur 1-0 për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm, 3-0! Dy raste të mira i kishte Milan në pjesë të parë të ndeshjes, me Diaz dhe Leao, që shkuan në pakthim.
E Inter, i rikthehet finales së Ligës së Kampionëve që prej stinorit 2009/10 kur e fituan nën drejtimin e Jose Mourinhos. Nerazzurrët kanë qenë më të mirë në të dyja ndeshjet ndaj rossonerëve në derbin lokal të Milanos - në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Rruga drejt Stambollit i pret djelmoshat e Simone Inzaghit, me një ekip që mund të bëj gjithçka për të arritur te trofeu, derisa loja e mirë, kryesisht bllokuese ndaj milanezëve, duke pritur me kundërsulme solli fryt sonte.
E kur pritej 15-minutëshi i fundit i ndeshjes, Inter arriti të shënojë pas një pasimi të Lukakut drejt Lautaros, pasi që ky i pari u bllokua nga mbrojtja rossonere, për të pasuar drejt argjentinasit që shutoi fort nga afërsia për të mposhtur Maignanin dhe për t’i sjellë fitore edhe në ndeshjen e dytë nerazzurrëve.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar #highlights Inter vs. Milan
NOTAT E FUTBOLLISTËVE:
Inter Milan: Onana 7, Dumfries 6, Darmian 7, Acerbi 8, Bastoni 7, Dimarco 7, Barella 7, Calhanoglu 6, Mkhitaryan 6, Martinez 8, Dzeko 6. Rez.: Brozovic 6, Lukaku 7, Gosens 6, Correa 6, Gagliardini 6.
AC Milan: Maignan 7, Calabria 7, Thiaw 6, Tomori 5, Hernandez 6, Tonali 4, Krunic 5, Messias 5, Diaz 5, Leao 6, Giroud 4. Rez.:: Kalulu 5, Origi 5, Saelemaekers 5.