Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HASAN HYSENI

Ish lojtari i Drenicës e ‘89-shit, ka kaluar te A&N e Prizrenit

Ish lojtari i Drenicës e ‘89-shit, ka kaluar te A&N e Prizrenit


14 September, 2020 @16:33

Sulmuesi që mbrojti ngjyrat e Drenicës në stinorin e kaluar në Superligë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Trepçën’89, Hasan Hyseni - është lojtar i ri i ekipit nga Prizreni që do të debutojë në Ligë të Parë të Kosovës këtë stinor, A & N.

Klubi A&N ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin në fjalë, ndërsa shpejt pritet ta prezantojë si lojtar të ri të skuadrës.

Përndryshe, Hyseni në stinorin e kaluar ka shënuar 4 gola për kuqezinjtë nga Skenderaji, që mbetën në Superligë në xhiron e fundit të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë