PUBLIKOHET LISTA
Islanda me 3 mungesa të theksuara ndaj Kosovës
17 March, 2017 @17:28
Kundërshtarja e Kosovës më 24 mars, Islanda, sot ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje dhe për miqësoren ndaj Irlandës katër ditë më pas.
Përzgjedhësi i islandezëve, Heimir Hallgrimsson, ka ftuar 24 lojtarë, ndërsa në sy bie mungesa e lojtarëve të rëndësishëm të ekipit si: Kolbeinn Sigthórsson (i lënduar), Alfred Finnbogason (i lënduar), Birkir Bjarnason (i suspenduar). Përveç tyre në listë nuk është përfshirë as Jóhann Berg Gudmundsson, për shkak të lëndimit, ndërsa lojtarët si Kári Árnason, Arnór Ingvi Traustason dhe Rúrik Gíslason, edhe pse janë në listë, nuk e kanë të sigurtë paraqitjen gjithashtu për shkak të lëndimeve që i kanë.
Lista e të ftuarve
Portierët: Hannes Þór Halldórsson, Randers (42), Ögmundur Kristinsson, Hammarby (13), Ingvar Jónsson, Sandefjord (5)
Mbrojtësit: Birkir Már Sævarsson, Hammarby (69/1), Ragnar Sigurðsson, Fulham (66/3), Kári Árnason, Omonia (58/3), Ari Freyr Skúlason, Lokeren (47), Sverrir Ingi Ingason, Granada (9/3), Hörður Björgvin Magnússon, Bristol City (8), Hólmar Örn Eyjólfsson, Maccabi Haifa (5), Viðar Ari Jónsson, Brann (3)
Mesfushorët: Aron Einar Gunnarsson, Cardiff (68/2), Emil Hallfreðsson, Udinese (56/1), Gylfi Þór Sigurðsson, Swansea (48/14), Ólafur Ingi Skúlason, Karabükspor (27/1), Arnór Ingvi Traustason, Rapid Vín (12/5), Elías Már Ómarsson, Gautaborg (7), Aron Sigurðarson, Tromsö (4/2), Rúrik Gíslason, Nürnberg (37/3)
Sulmuesit: Jón Daði Böðvarsson, Wolves (30/2), Viðar Örn Kjartansson, Maccabi Tel Aviv (13/1), Björn Bergmann Sigurðarson, Molde (5), Óttar Magnús Karlsson, Molde (2), Kjartan Henry Finnbogason, Horsens (6/1)