NË KROACI
Ismajli kthehet pas lëndimit
6 December, 2016 @9:21
Mbrojtësi i Kosovës i është kthyer stërvitjeve me ekipin e tij Hajduk.
Ardian Ismajli pas 2 muajve vuajtje të lëndimit është rikthyer në “Poljud” për stërvitje me ekipin e parë dhe është shprehur falenderues ndaj Zotit për kthimin e tij.
Për shkak të lëndimit, Ismajli 20 vjeç, nuk ka arritur t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.