SVEN GORAN ERIKSSON
Ende ka punë për Erikssonin
5 December, 2016 @18:32
Ish-trajneri i shumë skuadrave europiane, suedezi Sven Goran Eriksson, është emëruar së fundi trajner i ekipit kinez, Shenzhen FC.
Suedezi 68 vjeçar do të zëvendësojë në postin e trajnerit ish-trajnerin e Milanit, Clarence Seedorf, që morri drejtimin e ekipit në qershor të këtij viti, por nuk arriti të dalë në elitën e futbollit kinez.