FEDERATA ANGLEZE
City dhe Chelsea në disciplinore
5 December, 2016 @18:27
Incidenti që ndodhi në fund të ndeshjes ndërmjet Cityt dhe Chelseat, ka futur në disciplinore të dyja skuadrat, pak më parë ka bërë të ditur Federata Angleze e futbollit (FA).
Në njoftimin zyrtar të botuar në faqen zyrtare të FA-së, shkruan se të dyja skuadrat kanë dështuar që të kontrollojnë lojtarët e tyre në minutën e 95-të kur plasi incidenti (pas startit të Agueros te Luiz), ndërsa u involvuan shumë futbollistë.
“Të dyja skuadrat kanë të drejtë ankese deri më 8 dhjetor 2016,” ka bërë të ditur FA.
Ndërsa ka shtuar se Cesc Fabregas i Chelseat nuk do të futet në procedurë disciplinore.