STATISTIKA VJESHTE 2016/17
3 ekipe - asnjë penallti të shkaktuar gjatë vjeshtës
5 December, 2016 @12:20
Tre skuadra të Superligës gjatë 17 xhirove të stinorit vjeshtor nuk kanë shkaktuar asnjëherë penallti.
Llapi, Prishtina e Feronikeli janë tre skuadrat që asnjëherë nuk kanë bërë që referi të tregojë pikën e bardhë në ndeshje kundër tyre dhe pritet të shihet nëse në pranverë do të vazhdojnë me ritëm të tillë të mbrojtjes.
Sa i përket skuadrave që nuk kanë fituar asnjë penallti përgjatë vjeshtës janë: Drita dhe Drenica. Skuadrat nga pjesa e poshtme e tabelës asnjëherë nuk kanë shijuar që të shutojnë së paku një penallti në ndeshjet e Superligës përgjatë 17 xhirove. (Statistikat: FFK)