MILAN - CROTONE
Lapadula shpëton rossonerët
4 December, 2016 @14:29
Vazhdon ecuria pozitive e Milanit. Edhe pse me plot vështirësi, rossonerët arritën 3 pikë në takimin e luajtur sot ndaj inferiorëve të Crotones, me fitoren që erdhi pak minuta para fundit.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët, ndërsa kuqezinjtë e Montellës barazimin e gjetën me golin e Pasalicit me kokë dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1.
Sulmet e Milanit vazhduan në pjesën e dytë e goli i fitores erdhi nga Lapadula pak para fundit. Më herët në pjesën e dytë, një penallti ishte shpërdoruar nga Niang, paraqitja e të cilit sot ishte ‘për t’u harruar’.
Kjo fitore bën që Milani të ketë 3 pikë më shumë se Roma, e cila sot e luan derbin ndaj Laziot dhe mund të lëshojë pikë.