AZDREN LLULLAKU
Llullaku shpallet befasia e vitit në elitën rumune
4 December, 2016 @15:41
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, ka fituar çmimin e befasisë së vitit në elitën e futbollit rumun për vitin 2016.
Çmimin Llullakut ia ka dhënë Klubi i Gazetarëve Sportiv të Rumanisë, duke e vlerësuar gjithashtu djaloshin nga Istogu si njeriu që ka pasur ngritje më të mirë në futbollin rumun për këtë vit.
Llullaku është golashënuesi më i mirë i elitës rumune me 14 gola të shënuara në 18 ndeshje për ekipin e tij Gaz Metan, ndërsa forma e tij nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga Gianni De Biasi që tashmë po e fton rregullisht në kualifikueset për Botërorin “Rusia 2018”.