Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRESKIMI I EKIPIT

Istogu arsyeton humbjen nga Liria

Pamje nga ndeshja e sotme/ Foto: FCLiria/ fb

Istogu arsyeton humbjen nga Liria


28 April, 2023 @20:50

Skuadra e Istogut, trajneri i së cilës nuk ka dhënë deklaratë pas ndeshjes së humbur nga Liria sot, ka arsyetuar humbjen! Humbja me rezultat 5-2 ka ardhur si pasojë e angazhimit të lojtarëve të rinj nga trajneri Fisnik Gashi, pasi që ekipi s’ka arritur të sigurojë një vend që çon për Superligë.

“Kryetrajneri Fisnik Gashi bashkë me ndihmësit e tij po u jep hapësirë të madhe të rinjve, pasi që ide e klubit dhe trajnerit është që në organikën e klubit të sillet frymë e re, që për stinorin e ardhshëm të jenë të gatshëm për suksese. Sigurisht, çdo humbje është e hidhur, por e ardhmja është shpresëdhënëse, që u dëshmua edhe sot në humbje ndaj Lirisë, ku dy golashënuesit e ekipit ishin të kategorive të reja, juniorët, Eldar Kelmendi dhe Dion Berisha,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i FC Istogu botuar para pak çastesh.

Istogu që gjatë stinorit ndiqte dy vendet e para të Grupit A të Ligës së Parë, tashmë ka mbetur larg tyre, duke qenë se pas 24 ndeshjesh është e katërta në renditje dhe ka 36 pikë, 11 më pak se Liria që është e dyta.

Raporti i ndeshjes dhe golat

 


 
Të gjitha lajmet nga