Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS

Prinsi me hat-trick, Liria demolon Istogun barazon pikët me liderin

Hat-trick heroi i Lirisë sot, Prins Tjiueza (21vj.)/ Foto: FCLiria/ fb

Prinsi me hat-trick, Liria demolon Istogun barazon pikët me liderin


28 April, 2023 @16:56

Sulmuesi këmbëshpejtë i Lirisë, Prins Tjiueza, ka treguar cilësitë e tij sot edhe njëherë, duke dëshmuar veten si njeri që rrallë herë falë përballë golit kundërshtar, derisa ka shënuar hat-trick në fitoren e prizrenasve karshi istogasve.

Prinsi 21-vjeçar dha gol në momentet kur Liria as që e paramendonte, derisa Istogu krijonte në fillim. Një kundërsulm, Prins shënoi. Përsëri Istogu vazhdoi posedimin dhe sulmet, e në anën tjetër Prins ngrit avantazhin në 2-0 (asistim: Diellor Beseni) për të shkuar skuadrat në pushim!

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë loja u hap në të dyja anët, ndërsa pasi që namibiani kompletoi hat-trickun e tij me gol maestral, plase nga 16m. dhe pak para se të zëvendësohej ka qenë Astrit Berisha që thuajse mbylli ndeshjen.

Liridon Fetahaj

Por, edhe pas 5-0 të Lirisë mbrojtja bëri gabime në fund të ndeshjes, derisa Istogu i Fisnik Gashit shënoi dy herë nga penalltia për ta bërë përfundimtaren, Liria 5-2 Istogu [Prins Tjiueza 9, 37, 47, Astrit Berisha 61, Blendi Memaj 70 - Eldar Kelmendi 82pen., Dion Berisha 85pen.].

RRJEDHA E NDESHJES

Fitorja bën që Liria të barazohet me pikë me Feronikelin’74 lider në 47, ku kundërshtari i tyre luan lojën e xhiros XXIV nesër, ndërsa Istogu tashmë ka humbur edhe mundësinë e barazhit, duke qenë i katërti në renditje me 36 pikë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të stinorit në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë