A&N 0-2 ISTOGU

Foto: KFIstogu/fb & FC A&N/fb
Istogu kthehet me fitore, Arifaj e Jahaj shënojnë
20 August, 2022 @20:53
Skuadra e Istogut ka shënuar fitore në përballjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Parë Grupi A, duke e mposhtur A&N në stadiumin Boka të Korishës së Prizrenit.
Fitoren Istogut të drejtuar nga trajneri Fisnik Gashi ia sollën dyshja e dalluar e sulmit Granit Arifaj dhe Qëndrim Jahaj, për fitore ndaj ekipit prizrenas të drejtuar nga Petrit Rushiti, për përfundimtaren: A&N 0-2 Istogu [Granit Arifaj 28’, Qëndrim Jahaj 74’]