SULMUESI PEJAN
Istogu kthen Gashin në Kosovë
10 August, 2015 @13:08
Egzon Gashi 26 vjeçar është pjesë e Istogut zyrtarisht. Sulmuesi pejan sot ka nënshkruar kontratë me ekipin në fjalë, që drejtohet nga gjakovari Genc Hoxha.
Gashi, pas përfundimit të stinorit u paralajmërua si përforcim i Teutës së Durrësit në Kategorinë Superiore shqiptare, mirëpo, ata nuk i u përmbajtën marrëveshjes dhe lojtari në fjalë u largua nga bregdeti shqiptar.
Stinorin e kaluar Gashi ka qenë pjesë e Besës, ndërsa në janar kaloi te Ferronikeli me të cilët u shpall kampion i Kosovës si dhe fitoi Kupën e Kosovës.
Video
Egzon Gashi - Golat