MIQËSORE

Besa ndaj Beharit, në miqësore
10 August, 2015 @9:09
Besa e Pejës ka paralajmëruar se sot me fillim në ora 17:00 do të zhvillojë miqësoren ndaj Beharit në qendrën stërvitore të ekipit pejan në Brestovik.
Besa do të përballet ndaj Beharit të Vitomiricës, që u bë për herë të parë anëtar i Ligës së Parë të Kosovës këtë stinor.