ME FITORE

Shkëndija nis me fitore, synon titullin
9 August, 2015 @19:57
Skuadra tetovare, Shkëndija, ka nisur me fitore misionin për titull kampion në Maqedoni, sot ndaj Mladostit.
Edhepse mysafirët shënuan heret për të dalë në epërsi, Ferhan Hasani barazoi për 1-1, ndërsa në pjesë të dytë Besart Ibraimi dhe Bojan Vrucina i sollën fitoren dhe tre pikët e para për ekipin e Shpëtim Duros në ligën e parë maqedone.