TROFEU

Nesër Superkupa europiane
10 August, 2015 @9:44
Kampionia e Ligës së Kampionëve dhe fituesja e Europa League, Barcelona, përkatësisht Sevilla, do të ndeshen nesër në përballjen për trofeun e Superkupës së Europës.
Barcelona do të vuajë mungesën e Neymarit në këtë finale për shkak të lëndimit, derisa Sevilla duket e freskët dhe e urritur për një trofe para stinorit të ri.
Sevilla është takuar me Barcelonën edhe në vitin 2006 në Superkupën europiane dhe e kishte mposhtur 3-0, ku yll i andaluzianëve atë natë ka qenë, Dani Alves.
Në dhjetë vitet e fundit, Barcelona ka fituar dy herë nga tre finale Superkupën e Europës, ndërsa Sevilla njëherë nga tre finale.