LARGIME
Istogu largon afrikanët
15 April, 2016 @18:43
Të paralajmëruar si përforcime të mëdha, por që nuk dolën ashtu. Tre kongolezët e ardhur në Istog muaj më parë, sot janë larguar nga skuadra e fundit në renditje të Superligës për shkak se nuk kanë përmbushur aspak kërkesat e klubit.
Sulmuesi Hemedi Vector edhe pse u paraqit në të gjitha ndeshjet, nuk ka kënaqur kryesinë e as trajnerin e ekipit. Sulmuesi tjetër, Jeancy, u paraqit vetëm në një ndeshje, luajti edhe për juniorët, por nuk tregoi formë të mirë. E sa i përket mbrojtësit Jean Pierre që nuk u paraqit në asnjë ndeshje për ekipin e parë, as ky nuk bindi - ka sqaruar faqja zyrtare ekipit sot.