Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA 1-1 ISTOGU

Istogu me dy lojtarë më pak, nxjerrë pikë në Prizren

Foto: FCLiria/fb

Istogu me dy lojtarë më pak, nxjerrë pikë në Prizren


2 September, 2022 @17:11

Për Lirinë nuk ka fitore as në ndeshjen e parë sezonale të zhvilluar si vendas, e kësaj radhe nuk i kanë ndihmuar as dy kartonët e kuq të mysafirëve, të cilët përkundër disavantazhit numerik kanë arritur të dalin të pamposhtur nga “Përparim Thaci”.

Istogu fillimisht mbeti pa portierin e parë Egzon Lekaj, që fauloi sulmuesin e prizrenasve Prins, duke u ndëshkuar me të kuqin (37). Pas pjesës së parë pa gola, Liria doli në epërsi me kapitenin Valon Bytyqi që u asistua nga Visar Berisha (58).

TABELA AKTUALE

Istogu mbeti më pas me 9 lojtarë në lojë, kur Fitim Musliaj mori kartonin e dytë të verdhë. Por, kjo nuk ndali angazhimin e ekipit të Fisnik Gashit, të cilët gjatë një tentim sulmi, panë lojtarin e tyre të rrëzuar nga kapiteni i Lirisë, që bëri referin të akordojë penallti!

Erjon Çetta shënoi nga pika e bardhë në portën e Steëart Haëes dhe deri në fund të ndeshjes më nuk pati ndërrim rezultati përkundër se Liria e drejtuar nga Xhengis Rexhepi tentoi, por rezultati nuk ndërroi dhe përfundimisht: Liria 1-1 Istogu [Valon Bytyqi 58 - Erjon Çeta 75 pen.]

Liria pas tri ndeshjeve të zhvilluara ka dy pikë të fituara dhe mbetet ende pa fitore. Ndërsa Istogu ka barazuar për herë të parë këtë stinor, e sot ky barazim mund të cilësohet edhe si heroik duke marrë parasysh se ekipi ka qenë në fushë me 9 lojtarë karshi kundërshtarëve.


 
Të gjitha lajmet nga