Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMATCH: ISTOGU-TREPÇA

Istogu synon ta mbajë hapin me kreun

Istogu synon ta mbajë hapin me kreun


27 February, 2021 @10:33

Ndeshja mes Istogut dhe Trepçës është njëra nga dy ndeshjet e vetme të ditës së sotme në grupin A të Ligës së Parë.

Istogu që renditet në pozitën e pestë dhe ka vetëm pesë pikë më pak se skuadra lidere, Malisheva, do të mundohet që me çdo kusht të shënojë fitore për ta ruajtur hapin me pjesën e epërme të tabelës.

Në anën tjetër Trepça që po kalon një stinor të vështirë në Ligën e Parë, do të ishte e kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

TABELA AKTUALE

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me barazim 1-1.

Ndeshja Istogu - Trepça do të luhet në stadiumin “Demush Mavraj” të Istogut nga ora 13:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë