PROBLEMATIKU
Ivani problematik përsëri në fushë
15 October, 2014 @12:13
Gjatë incidenteve të djeshme në ndeshjen Serbi-Shqipëri, që çuan në ndërprerje të takimit, në fushë është futur edhe njeriu, të cilit i është ndaluar futja në stadium - Ivan Bogdanov.
Bogdanov, që u dënua me tre vjet burgim, pasi që dogji flamurin shqiptar në Xhenovë të Italisë (viti 2010) gjatë ndeshjes Italia-Serbia ka pasur të ndaluar hyrjen në stadiume - por një gjë e tillë ‘çuditërisht’ ndodhi përsëri, derisa ai u pa në fushën e lojës gjatë incidentit.
Kjo fotografi nga incidenti do të duhej të shqyrtohej në përpikmëri nga UEFA-ja dhe të rëndojë edhe më shumë pozitën e Serbisë karshi vendimit që do të mirret për këtë ndeshje, ku Serbia ishte organizatore.