SERBIA - SHQIPËRIA
Kur mirret vendimi nga UEFA?!
15 October, 2014 @9:35
Pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri dhe mos vazhdimin të saj, UEFA-ja do të thotë fjalën e fundit për këtë.
Sipas të gjitha gjasave drejtuesit e Komisionit Disciplinor të UEFA-së, do të presin raportet zyrtare të kontrollorëve, vëzhguesve dhe referit të ndeshjes, Mark Atkinson, pas së cilës pritet të mirret vendimi për këtë takim dhe Federatat në fjalë.
Komisioni Disciplinor i UEFA-së mblidhet nesër dhe vendimi për ndeshjen e tensionuar mund të lëshohet pasditen e nesërme ose të premten.
Në këto raste, kur tifozëria vendase hyn në fushë për sulm ndaj kundërshtarit, zakonisht pezullohet stadiumi i vendasve për lojë të tëra dhe atë pa shikues, derisa kundërshtarit i regjistrohet fitorja në tavolinë, 0-3.
Një gjë të tillë tifozët serb kanë ditur ta bëjnë edhe vite më parë në Xhenova të Italisë, kur dogjën flamurin shqiptar, derisa ndeshja Italia-Serbia u ndërpre për tu fituar 3-0 nga italianët në tavolinë dhe suspendim të tifozërisë serbe.