MESFUSHORI I KOMBËTARES
Jahmir Hyka në SHBA
12 January, 2017 @9:51
Mesfushori me përvojë i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka, niset sot për në SHBA.
Arsyeja është marrëveshja potenciale me ekipin e San Jose Earthquakes, që e ka bindur më shumë mesfushorin shqiptar sesa ofertat nga Superliga turke, shkruan Sport Ekspresi shqiptar sot.
Sipas kësaj gazete San Jose i ka ofruar kontratë 3 vjeçare 28 vjeçarit që aktulisht luan për Luzernin.
Hyka pritet të përfitojë 1.5 milionë euro nëse nënshkruan kontratën 3 vjeçare me ekipin në fjalë.
Ai do të bëhet lojtari i dytë i kombëtares shqiptare që luan në MLS nëse zyrtarizohet si lojtar i San Joses, pas Shkëlzen Gashit që tashmë një stinor është pjesë e Colorado Rapidsit.
Lojtari i parë i kombëtares shqiptare që ka qenë pjesë e MLS-së amerikane ka qenë sulmuesi Hamdi Salihi, që kishte djersitur fanellën e DC Unitedit.