COPPA ITALIA: JUVENTUS - ATALANTA
Juventusin s’e ndal as Berisha
11 January, 2017 @22:47
Juventusi e ka kaluar me sukses edhe pengesën e Atalantas në rrugëtimin e tij në Coppa Italia.
Zonja e vjetër e mposhti skuadrën e Etrit Berishës me rezultat 3-2, ku tre golat e fundit të ndeshjes u shënuan në 20 minutat e fundit të saj.
Së pari Dybala e kaloi Juven në epërsi, ndërsa më pas Mandzukic e dyfishoi rezultatin.
Konko me golin e tij në minutën 72’ i dha shpresë Atalantas, por që kjo shpresë u shua shpejt nga Pjanic i cili shënoi nga penalltia.
Në fund, Latte Lath shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Juventusi me këtë fitore është kualifikuar në çerekfinale të Kupës, ku do ta pret fituesin e ndeshjes Milan-Torino.