MBETET PEZULL
Shumica e klubeve kërkojnë shtyerjen, FSHF kërkon konsensus të klubeve
11 January, 2017 @9:58
Pjesa më e madhe e ekipeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë kanë kërkuar nga FSHF që të shtyejë për së paku një javë fillimin e pjesës së dytë të kampionatit, për shkak të motit të përkeqësuar këto ditë.
Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Tirana, Flamurtari, Luftëtari, Vllaznia dhe Korabi kanë bërë kërkesë në FSHF, por Teuta dhe Laçi, jo.
FSHF në anën tjetër përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se po qe se të gjitha klubet nuk flasin njëzëri, nuk do të ketë shtyerje dhe tashmë gjithçka mbetet pezull sa i përket vendimit për shtyerje ose jo.
Cikli i tretë i ndeshjeve të Kategorisë Superiore është paraparë të nis në fundjavën e ardhshme, prej 20 janar e tutje.