KEIDI BARE
Talenti shqiptar debuton për Atleticon
10 January, 2017 @23:59
Talenti 19 vjeçar shqiptar, Keidi Bare, sot ka veshur për herë të parë fanellën e ekipit të parë të gjigantit spanjoll Atletico Madrid në një ndeshje zyrtare.
Bare është aktivizuar nga minuta 77’ e ndeshjes ndaj skuadrës Las Palmas, e cila u zhvillua në kuadër të kupës Copa del Rey dhe përfundoi me fitoren 3-2 të Las Palmasit.
Kjo njëkohësisht ishte edhe hera e parë që Bare ishte në përbërjen e Atleticos në një ndeshje zyrtare.
Për ndryshe, 19 vjeçari është edhe pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë.