GJELBRIM TAIPI
Taipi mbetet i lirë, shpreson në ditë më të mira
10 January, 2017 @19:06
Mesfushori shqiptar nga Bujanoci, Gjelbrim Taipi, më në fund e ka shkëputur kontratën me skuadrën e tij të deritashme nga Zvicra, FC Wil.
24 vjeçari për shkak të mosmarrëveshjeve në verë me skuadrën e tij, këtë stinor ka pasur shumë pak hapësirë për lojë.
Ai tashmë është lojtar i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re ku mund t’i tregojë aftësitë e tij.
Taipi ka qenë nëntë herë reprezentues i kombëtares U21 të Shqipërisë.