FIFA WORLD CUP
Kampionati Botëror, prej 32 në 48 pjesëmarrës
10 January, 2017 @11:17
Kupa e Botës prej vitit 2026 do të ketë 48 përfaqësuese pjesëmarrëse në te, ka vendosur sot FIFA.
Numri i ndeshjeve do të rritet prej 64 në 80, ndërsa përfaqësueset kryesuese të botës përsëri maksimalisht do t’i zhvillojnë 7 ndeshje deri në finale.
Në Botërorin e 2026, 48 kombëtare do të jenë të vendosura në 16 grupe me nga 3 secili. Në raundin tjetër do të kalojnë nga dy skuadra për çdo grup, e kjo nënkupton se skuadrave kombëtare i garantohen të paktën dy ndeshje në Botëror.